Një ngjarje shokuese ka tronditur opinionin turk së fundmi. Futbollisti Cevhar Toktas i ka marrë jetën djalit të tij 5 vjeç, teksa ndodhej në spital.  Djali i vogël kishte shkuar në spital pas disa simptomave si kollë dhe ethe, ku rezultoi pozitiv me koronavirus.

Pasi u shtrua në spital, Toktaş thirri mjekët në dhomë dhe tha që djali kishte vështirësi në frymë. Mjekët dërguan djalin në kujdes intesiv, por ai ndërroi jetë dy orë më vonë.

Zyrtarët mjekësore deklaruan se vdekja e tij ka ndodhur për shkak të vështirësisë në frymëmarrje.

Por 11 ditë pas vdekjes së të birit,  Toktaş shkoi në stacionin e policisë lokale dhe pranoi krimin e tij.

Në deklaratën e tij në polici, Toktaş tha se ai i vuri djalit një jastëk në kokë kur ishin vetëm në dhomë.

“I vura një jastëk mbi kokë, djalit tim, i cili ishte shtrirë në shpinë. E mbajta ashtu për 15 minuta. Djali po luftonte për jetën. Kur ndaloi së marri frymë, e hoqa jastëkun. Më pas thirra mjekët për ndihmë, në mënyrë që asgjë të mos ishte e dyshimtë", tregoi futbollisti

I pyetur për motivin e tij, Toktaş tha se nuk e donte atë dhe prandaj e vrau.

“Asnjëherë nuk e kam dashur djalin tim më të vogël pasi ai ka lindur. Nuk e di pse nuk e dua atë. Arsyeja e vetme pse e vrava atë ditë është sepse nuk më pëlqente ai. Unë nuk kam asnjë problem mendore”, u shpreh ai.

Pas rrëfimit të tij, Toktaş u arrestua dhe do të gjykohet për "Vrasjen e një personi të afërt", ku në Turqi dënohet me burgim të përjetshëm.

Autoritetet vendosën gjithashtu që trupi i djalit të zhvarroset për hetime të mëtejshme.

 

/Ora News.tv/