Trofeu "Pankina e Artë", Maximiliano Allegri "e rrëmben" për herë të tretë radhazi

Trofeu "Pankina e Artë", Maximiliano Allegri "e

Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri ka fituar çmimin "Pankina e Artë" për trajnerin më të mirë të Serie A në vitin e kaluar.

Allegri mundi konkurrencën nga Gian Piero Gasperini në Atalanta dhe në vendin e tretë u ngjit Maurizio Sarri i Napolit.

50-vjeçari udhëhoqi Juventusin në titullin e gjashtë kampion radhazi si dhe në triumfin e tretë radhazi në Kupën e Italisë.

Gjithashtu ai barazoi Antonio Conte, Marcello Lippi dhe Fabio Capello, si fitues për herë të tretë i këtij çmimi.

EMISIONET