Vlorë, u raportua për tritol, por në banesë shpërtheu dushi

Vlorë, u raportua për tritol, por në banesë shpërtheu

Ajo që u raportua nga policia si shpërthim eksplozivi me tritol në një banesë në Vlorë rezultoi se ka qenë thjesht një shpërthim dushi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Kushtrimi" në banesën e shtetasit Jetnor Devolli.

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka shkaktuar dëme materiale.

"Ka shpërthyer kazani i dushit. Erdhi policia, bëri verifikimet e veta.Ka pasur dëme të mëdha në mure, derë. Fëmijët për fat ishin në një dhomë këtu poshtë" tha kryefamiljari.



EMISIONET