Një këmbësor është përplasur nga treni në Durrës.

35-vjeçari është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në lagjen Nr. 4.

"Më datë 30.07.2019, rreth orës 14:50, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 35 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni. Ai u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,"-raportojnë uniformat blu.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërsa policia arrestoi mashinistin.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


/Ora News.tv/