Një nga trenat me shpejtësi të lartë TGV në Francë, që zakonisht përdoret për të marrë udhëtarët dhe turistët në të gjithë vendin, është pajisur për të transportuar pacientë me koronavirus nga lindja e vendit që është prekur më shumë, në perëndim.

Do vagon ka një ekip mjekësor, duke përfshirë një mjek të kujdesit intensiv, një anestezist dhe tre infermierë.

Në total, rreth 50 persona, përfshirë kujdestarët dhe stafin ndihmës që janë në bord gjatë transportit.

"Rajoni lindor është në kulmin e valës së tij, të cilin me siguri do ta përjetojmë në rajonet tona në javët e ardhshme," shpjegon Lionel Lamhaut, mjeku përgjegjës për transportimin e pacientëve.

"Ideja është që të punohet me ndërrimin e rajoneve për të marrë pacientë nga rajonet që janë në kulmin e plotë të epidemisë, për t'i transportuar ata drejt rajoneve aktualisht më të qeta, dhe më pas këto rotacione mund të ndodhin në të gjithë vendin apo edhe në Evropë."

Për disa javë, spitalet në Francën lindore janë tej mbushura nga një fluks i madh pacientësh. Një aeroplan i ushtrisë franceze Airbus tashmë ka evakuuar disa pacientë në spitale të tjerë në vend. Të tjerët janë dërguar me helikopter në vendet fqinje, veçanërisht në Gjermani.

 

/Ora News.tv/