Treni i linjës Durrës-Vorë aksidenton rëndë 23-vjeçaren

Treni i linjës Durrës-Vorë aksidenton rëndë

Një vajzë 23-vjeçarë është aksidentuar nga treni i linjës Durrës-Vorë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën pranë tunelit të Rrashbullit. Mësohet se nga aksidenti vajza ka humbur njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka ndaluar mashinistin deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Më datë 25.03.2018, rreth orës 17:00, në hekurudhën Durrës -Vorë, në vendin e quajtur" Tuneli i Rrashbullit" treni ka aksidentuar shtetasen N.R. 23 vjeçe, banuese në Durrës. E dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia. 

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njejtin vend. Pak kohë më parë një e moshuar humbi jeten teksa u perplas nga treni.

EMISIONET