Treni bën shoshë makinën, vdes gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë humbi jetën dhe një burrë mbeti i plagosur në orët e mesditës së sotme ndërsa makina me të cilën udhëtonin u përlas nga treni.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Diavati, në perëndim të Selanikut. Makina u përplas ndërsa kalonte hekurudhën nga treni i linjës Alexandroupolis-Selanik, tetë kilometra jashtë Selanikut.

Gruaja, e cila ishte rreth 20 javëshe shtatzënë, fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë ku edhe ndërroi jetë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, rreth 50 vjeç, është në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohet në spital. Mësohet se ai ka lëndime të lehta të kraharorit.

10 zjarrfikës me 3 automjete, si dhe ambulanca ishin të pranishëm në vendngjarje.

EMISIONET