Drejt rënies kurba e pandemisë në Itali, numër i lartë i të shëruarve, 2099 persona lënë spitalet

Dita e sotme ka shënuar një rekord të numrit të pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Itali. Janë 2099 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Dhe numri i viktimave dhe personave të infektuar është në reduktim nga dita në ditë.

Sot ka shkuar në 17,669 numri i viktimave me koronavirus në Itali që nga nisja e pandemisë, e në 139,442 numri i personave të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 542 viktima më shumë se një ditë më parë e 3,836 raste pozitive më shumë.

Numri i pacientëve të shëruar ka arritur sot më 26,491 e janë 2,099 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në repartet e terapisë intesive po kurohen aktualisht 3,693 e numri është ulur me 99 pacientë më pak se një ditë më parë.

Nurmi total i tamponeve i kryer në nivel kombëtar është 807,125.

EMISIONET