Tre mjete u përplasën në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, duke shkaktuar disa të plagosur.

Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës ndërsa një tjetër drejt Bulqizës. Përplasja ka qenë e fortë duke dëmtuar shumë automjetet.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar autoambulanca e Bulqizës ku ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.

/Ora News.tv/