Lëvizjet e dyshimta kanë dërguar në prangat e policisë një 41 vjeçar italian.

Gjatë një patrullimi, policia bëri një kontroll rutinë në makinën e Paolo Nastasi, ku u gjetën dhe 120 gramë kokainë.

Nastasi po qarkullonte me makinën e tij, tip "Porsche Macan", vend ku u gjet e iu sekuestrua dhe droga.

Ajo ishte ndarë në dy kanaçe pijesh dhe një fikëse të vogël zjarri. Gjithashtu, 41 vjeçarit iu gjetën edhe 600 euro para të thata.

/Ora News.tv/