Cristiano Ronaldo është shumë pranë kalimit tek kampionët e Italisë, Juventus. Real Madrid po konsideron ofertën 100 milionë euroshe të bardhezinjve pas kërkesës që portugezi i bëri klubit madrilen për tu larguar.

Mediat në Itali shprehen se Juventus është optimiste për këtë transferim dhe se marrëveshja mund të mbyllet të shtunën.

Për këtë cështje ka folur dhe vetë agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, i cili është treguar i rezervuar për zërat rreth kalimit të portugezit në Torino.

"Nëse ky transferim ndodh atëherë do të ishte një sfidë e re e shkëlqyeshme për karrierën e tij. Nëse largohet nga Madridi, gjithsesi do t’i jetë shumë mirënjohës klubit, presidentit, drejtorëve, tifozëve, dhe të gjithë atyre që përbëjnë atë klub kudo në botë”, shprehet agjenti Mendes.

/Ora News.tv/