Ronaldo vazhdon të jetë tema më e diskutuar deri tani në merkaton e verës, teksa mund të transferohet te Juventusi për një shumë prej 100 milionë eurosh.

Palët janë shumë pranë dakordësimit për këtë transferim dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Ndërkohë sot është raportuar se ylli portugez ka patur një bisedë telefonike me teknikun e bardhezinjve, Massimiliano Allegri.

Sipas "Cadena COPE", Ronaldo ka telefonuar Allegrin ku kanë biseduar rreth planeve që tekniku italian ka për CR7 tek formacioni i "Zonjës së Vjetër".

Biseda telefonike është bërë për ta njohur njëri-tjetrin më mirë, pasi kjo do të jeta hera e parë që do të punojnë bashkë.

Juventus thuhet se ka rezervuar disa dhoma në një nga hotelet më të mira në Itali për të mirëpritur Ronaldon.

/Ora News.tv/