Trajneri i njohur refuzon stolin e kombëtares për të drejtuar Arsenalin

Trajneri i njohur refuzon stolin e kombëtares për të drejtuar

Stoli i Arsenal vazhdon të jetë bosh. Pas vendimit për të shkarkuar Arsene Wenger në fundin e sezonit aktual, "topçijtë" janë vendosur në lëvizje për të gjetur zëvendesuesin e francezit.

Një emër që pëlqehet shumë në klubin londinez është Carlo Ancelotti që sipas "Mirror" ka refuzuar stolin e kombëtares italiane ditët e fundit duke rritur kuotat për një ulje të mundshme në stolin e skuadrës nga "Emirates".

58-vjeçari, një nga dy trajnerët e vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve tre herë, mësohet se dëshiron të firmos me ndonjë klub dhe është i hapur për një rikthim në Premier Ligë.

Sipas mediave të ndryshme, në garë për postin e trajnerit të Arsenalit janë dhe Luis Enrique e Massimiliano Allegri.

EMISIONET