Unai Emery dha një intervistë ekskluzive për France Football ku foli për eksperiencat e tij te PSG dhe Arsenal.

Ai tha se vendosi të qëndronte në kampionatin francez për t’u bërë një ndër trajnerët më të mirë në botë nën drejtimin e PSG.

Emery tha gjithashtu se PSG do ta kishte eliminuar Barcelonën në çerekfinalen e 2017 nëse VAR do të ekzistone atë vit.

Unai Emery: ‘’Fitova kampionatin francez dhe dy Super Kupa të Francës, megjithatë objektivi ishte fitimi i Champions League.

Në sezonin tim të parë në vitin 2017, ne bëmë një ndeshje fantastike turin e parë kundër Barcelonës. Por në ndeshjen e kthimit ne u eliminuam sepse atëherë nuk ekzistonte VAR-i. Ne u eliminuam qartësisht nga vendimet e gjyqtarëve. Sezonin tjetër kundër Real Madrid ne u mundëm nga një ekip i cili bëri histri duke fituar Champions League 3 herë radhazi.’’

/Ora News.tv/