Tragjike, studenten shqiptare e ‘tradhëton’ zemra në një konvikt në Trieste

Një studente shqiptare 21 vjeçare ka ndërrruar jetë një ditë më parë në qytetin e Triestes në Itali.

Studentja Florana Xheka ka pësuar një atak zemre ndërsa ndodhej në dhomën e saj të gjumit në një konvikt studentësh në qytetin e Triestes.

Sipas dëshmive, kanë qënë familjarët që kanë dhënë alarmin pasi Floriana prej pasdites nuk iu përgjigjej thirrjeve telefonike e as trokitjeve në dhomës e saj.

Rreth orës 20:40 të mbrëmjes së djeshme, ndihma e shpejtë ka mbërritur në dhomën e 21 vjeçares shqiptare e për më shumë se një orë kanë tentuar reanimimin dhe tentativat për shpëtimin e jetës së saj, por pa sukses.

Një orë më pas është deklaruar vdekja e 21-vjeçares shqiptare Floriana Xheka. Pritet kryerja e autopsisë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj vdekje.

Konvikti i studentëve ku banonte 21 vjeçarja shqiptare

EMISIONET