Futbollisti 26-vjeçar Manos Kazanzolu nga Greqia ka humbur jetën në rrethana misterioze. Ai u gjend pa ndjenja në një zonë malore ku kishte shkuar për sport. Një zakon i tij i përditshëm pas izolimit nga koronavirusi.

I riu u gjend nga njerëzit kalimtarë dhe u dërgua direkt në spitalin e Kavalës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte. Policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje.

/Ora News.tv/