Tragjedia në tren/ 51-vjeçari vritet me thikë para të birit, arrestohet sulmuesi

Tragjedia në tren/ 51-vjeçari vritet me thikë para të

Një burrë 51-vjeçar u ther për vdekje para djalit të tij 14-vjeçar dhe udhëtarëve të tmerruar mbrëmjen e kaluar (4 janar) në një tren në Surrey të Anglisë.

Viktima u godit me thikë në orën 12:58 në Guildford në shërbimin e Ëaterloo të Londrës dhe humbi jetën nga plagët e rënda.

Sulmi me thikë u shkaktua nga një debat prej rreth tre minutash. Sulmuesi u largua nga treni dhe u kap nga policia pas një kërkimi të gjatë me helikopterë në të gjithë zonën.

Oficerët kapën të dyshuarin në Farnham, rreth 24 km larg ngjarjes tragjike, pak para orës 6 të mëngjesit. Ata arrestuan dhe një grua 27-vjeçare që dyshohet se ndihmoi autorin.

EMISIONET