Tragjedia e qenit, gjen vdekjen pasi e godasin me kutinë e postës
Për shumë persona, ngordhja e kafshëve shtëpiake është një ngjarje traumatike pasi shumë prej tyre e konsiderojnë si pjesëtar të familjes.
Akoma më e rëndë është kur qeni ngordh nga një aksident sa tragjik aq edhe të çuditshëm.
Një gjë e tillë ka ndodhur për familjen Napier në Los Angeles ku një postier "vrau" aksidentalisht qenin e familjes.
Gjatë shpërndarjes të pakove nga kompania FedEx, postieri hodhi pakon në oborrin e shtëpisë por nuk e vuri re që aty ndodhej qeni.
Të zotët e shtëpisë deklarojnë se e gjetën atë poshtë pakos e mbuluar në gjak.
Ngjarja ka lënë një shije të keqe në jetën e familjarëve të cilët deklarojnë se një falje nga kompania FedEx nuk mjafton.
Ato i bëjnë thirrje të ndalohet metoda e dërgimit duke i hedhur pakot në pragun e shtëpisë.