Tragjedi në Shkup, babai vdes një orë pas të birit nga dhimbja

Tragjedi në Shkup, babai vdes një orë pas të birit nga

Një fatkeqësi familjare ka ndudhur në Shkup, ku brenda natës kanë ndërruar jetë babë e bir.

Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta u nda Arsim Idrizi.

Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, pasi vetëm një orë pasi Arsimi ndërroi jetë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit.

Arsimi vdiq në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit.

Varrimi i të ndjerëve bëhet sot pas namazit të Iqindis./Alsat.M/

EMISIONET