Tragjedi në shkollë, humb jetën studenti shqiptar

Tragjedi në shkollë, humb jetën studenti shqiptar

Mediat lokale italiane informojnë se një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në provincën e Trapanit në Siçili.

Ai nuk është ndjerë mirë ndërsa po ndiqte orët mësimore në shkollë.

Nxënësi shqiptar me inicialet O.K 19 vjeç, i cili studionte për hoteleri është transportuar me urgjencë në sptialin Sant'Antonio Abate e ka pësuar një atak kardiak ndërsa po kryente ekzaminimet mjekësore.

Prokuroria e Trapanit ka nisur një proces hetimor.

19-vjeçari O.K jetonte prej vitesh në komunën Macari në territorin San Vito Lo Capo.

EMISIONET