Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet i vdekur në liqen

Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet i vdekur në liqen

Trupi i pajetë i një 38-vjeçari shqiptar është gjetur në liqenin Maggiore në Itali.

Trupi i Festim Brankollarit u gjet pas disa orë kërkimesh pasditen e së premtes.

Alarmi u ngrit nga disa dëshmitarë që panë shqiptarin, nga dritatet e një hoteli ku po qëndronin, duke u mbytur në ujrat e Liqenit Maggiore pasi u rrëzua nga skateboard ku po bënte sërf.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën një ekip zhytësisht nga Milano, zjarrfikësit nga Arona dhe një helikopter nga Malpensa.

Kërkimet zgjatën rreth dy orë. Trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 20:00, në 20 metra thellësi dhe 100 metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen  anijet.

38-vjeçari shqiptar jetonte në Arona dhe ishte punësuar prej më shumë se 10 vitesh në një hotel afër liqenit të Meina.

EMISIONET