Durrës: Trafikonin vepra arti të antikitetit dhe i shisnin 18-25 mijë euro secila, 3 në pranga

Një tentativë e trafikimit të dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore është goditur nga Policia e Durrësit që ka vënë në pranga tre persona.

Bëhet fjalë për një vazo që sipas specialisteve mund tu përkasë shekujve 5-4 para krishtit.

Vepra tjetër është është stele mortore, funerare, periudha e të cilës ende nuk është përcaktuar, ndërsa vihet re se është e dëmtuar.

Ekspertë të kontaktuar thonë se reliefi nuk është pjesë e shkollës së të ngjashmëve që ndodhen në Apoloni.

Një prej objekteve sipas tyre është bërë me gurë që gjenden në karaburun, ndërsa tjetri mund të jetë i importuar.

Sipas Policisë ato do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila

Në pranga janë vënë Altin Veizaj, 49 vjeç, banues në Fier, dhe Alban Vrapi. 37 vjeç dhe Roland Zaimaj, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Veizaj dyshohet se siguronte veprat, ndërsa dy personat e tjerë siguronin blerësit.

Që të tre u arrestuan në zonën e Currilave në Durrës, ndërsa në makinën e 49 vjecarit nga Fierii u gjetë dy veprat e antikitetit.

Policia tregohet e rezevuar me detaje për operacionin teksa thotë se vijon hetimi për identifikimin e pesonave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Ende mbetet e paqartë, se ku janë marrë dy antikat, por drejtues të parkut Arkeologjik të apolonisë mohojnë që ata të jenë vjedhur aty të paktën kohët e fundit.

Gërmimet e paligjshme nga gjuetarët e thesareve dhe antikave ka qenë një një fenomen i përhapur gjerësisht në Shqipëri.


EMISIONET