Trafikonin drogë nga Shqipëria, Sllovenia e Hollanda, 20 të arrestuar

Trafikonin drogë nga Shqipëria, Sllovenia e Hollanda, 20 të

Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm (30 nëntor) dhe në pranga kanë rënë 20 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Operacioni i përbashkët i trupave të antidrogës u ekzekutua në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.

Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar.

Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.

Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane.

Operacioni i koduar "Evelin" ka vënë hetim  dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë, ndaj të cilëve është ushtruar kontroll në banesa.

EMISIONET