Autoritetet policore italiane e Agjencia Doganore e portit të Ankonës kanë sekuestruar në këtë port plot 25 ton mbetje ilegale të paautorizuar gati për t'u transportuar drejt Shqipërisë.

Mbetjet janë gjetur të imbarkuara në 2 rimorkio të ndryshme anijesh.

Në njërën prej rimorkiove janë gjetur 19 mijë kg aparatura elektroshtëpiake e profesionale të nxjerra jashtë përdorimit e pa dokumentacionin e duhur. 

Gjithsej janë sekuestruar 205 lavatriçe e 22 soba kuzhine.

Një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është denoncuar "për menaxhim të pa autorizuar mbetjesh speciale të rrezikshme e jo të rrezikshme si dhe për tentativë trafiku ndërkufitar."

Në rimorkion tjetër janë gjetur materiale të tjera, aparatura elektrike e elektronike të prishura si impiante klimatizotorësh industrial, transformatorë, aparatura ventilimi, motorë industrialë etj.

Autoritetet italiane kanë denoncuar pranë Prokurorisë së Ankonës 3 persona; një shtetas shqiptar, një nga Afrika e Veriut e një shtetas italian,

Akuza ndaj tyre është trafik ilegal ndërkufitar mbetjesh speciale e menaxhim ilegal mbetjesh speciale jo të rrezikshme.

Dy rimorkiot janë vënë nën sekuestrim penal e mbetjet speciale janë vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në pritje të procesit përpunimit (hedhjes) të tyre në respekt të ambientit e normativave ligjore.

Avokati i personave të hetuar për trafik mbetjesh nga Italia në Shqipëri (operacioni ne Ankona) thotë se "ishin materiale aktro-shtëpiake të përdorura e po silleshin për tu shitur në Shqipëri. Shqiptari kishte të bënte me rimorkion që transportonte lavatriçe e soba e jo me rimorkion tjetër me materiale elektrike, elektronike e industriale. Personat mes të cilëve edhe një shqiptar janë nën hetim në gjendje të lirë."

Për autoritetet italiane materialet nuk kishin të verifikuar gjendjen e tyre e kishin mungesë dokumentacioni.

/Ora News.tv/