Autoritetet italiane kanë ekzekutuar sot një megaoperacion antidrogë i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale italo-shqiptare që trafikonte drogë mes Shqipërisë e Italisë me veprim në rajonin e Friuli Venezia Giulia.

Hetimet e operacionit kanë zgjatur rreth 3 vite e kanë çuar në arrestimin në flagrancë të 13 personave, shtetas shqiptarë e italianë, ndërsa 12 persona janë denoncuar në gjendje të lirë e ndaj 32 të tjerëve janë marrë masa paraprake në gjykim.

Operacioni i ekzekutuar nga Reparti i Karabinierëve të territorit të Pordenones ka zbardhur se ky grup kriminal ishte i organizuar në tre nivele që vepronin në mënyrë autonome por në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Niveli i parë ushtronte trafikonin e drogës në nivel lokal, niveli i dytë në një territor më të gjerë që përfshinte rajonin e Venetos e Firuli Venezia Giulia, ndërsa niveli i tretë organizonte trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

Gjatë investigimeve janë vënë nën përgjim 97 numra celularë, janë kryer 6 përgjime ambientale e në 10 automjete në përdorim nga trafikantët është instaluar sistemi i lokalizimit satelitorë.

Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 116 kg marijaunë, 30 mijë euro cash, 8 automjeteve luksoze, 100 gramë kokainë e heroinë.

/Ora News.tv/