Trafik kokaine nga Holanda në Itali, në pranga 6 shqiptarë dhe një polak

Trafik  kokaine nga Holanda në Itali, në pranga 6 shqiptarë dhe

Një organizatë e trafikut të drogës nga Holanda drejt Italisë është shkatërruar falë bashkëpunimit të  policisë italiane dhe asaj holandeze. Gjatë hetimeve nga policia e Firences dhe e Amsterdamit janë ekzekutuar disa urdhërarreste si dhe është sekuestruar 1 ton lëndë narkotike

Hetimet janë koordinuar nga skuadra e antimafias në Firence.

Mediat lokale italiane flasin  për 7 të arrestuar mes tyre 6 janë shtetas shqiptarë dhe një polak si pjesëtar të këtij trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash

Hetimet kanë nisur në maj të 2015 pasi ranë në gjurmët e një grupi shqiptar që merrej me trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Itali përmes Holandës si dhe me riciklimin e të ardhurave nga ky trafik, thuhet në njoftimin e kuesturës së Firences cituar nga media italiane.

Hetimet e skuadrës së Firences kanë zbuluar dinamikën si organizata importonte kokainë nga Amerika e Jugut në Holandë  për ta shpërndarë më pas në disa shtete të Europës, mes tyre Italia dhe Anglia.

Sipas hetimeve organizata kriminale ishte në gjëndje të fuste në tregun italian të paktën 20 kg kokainë të pastër 97% në dy javë

EMISIONET