Autoritetet italiane kanë ekzekutuar sot operacionin e koduar "Det" i cili ka çuar në shkatërimin e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali.

 Në urdhër arresti janë vënë 20 persona shtetas shqiptarë e italianë banues në territoret e  Bari, Mola di Bari, Polignano a Mare, Cellamare, Molfetta, Bisceglie e në provincat e Brindisi e Lecce.

Hetimet kanë nisur në dhjetor të 2015 e kanë zgjatur deri në shkurt të 2017.

 Operacioni u koordinua nga Drejtoria e Përgjithshme e Antimafias Italiane. Gjatë hetimeve janë sekuestruar 5.3 tonë marijuanë, 10 pistoleta gjysëm automatike e  3 kallashnikovë. Sipas autoriteteve italiane armët përdoreshin për të ushtruar kontrollin e trafikut të drogës në territorin e provincës së Barit.

Të arrestuarit italianë i përkasin klanit mafioz “Strisciuglio” të Barit, ndërsa shtetasit shqiptarë sipas autoriteteve italiane akuzohen dhe për prodhim të lëndëve narkotike,  grabitje, kërcënim e zhvatje të dhunshme , armëmbajtje pa leje e mbajtje abuzive armësh ilegale.

Hetimet e operacionit kanë zbardhur se ky grup kriminal  zotëronte një trafik të madh droge e armësh nga brigjet shqiptare në ato iltaliane që i kryenin me anë të gomoneve transoqeanike me motorra të fuqishëm që i mundësonin trasportimin të sasive të mëdha të marijuanës.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 8 gomone të fuqishme që trafikonin drogë e armë nga Shqipëria drejt brigjeve të Barit.

Autoritet italiane kanë vënë nën sekeustrim dhe të mira materiale të personave të arrestuar me vlerë 1 milionë euro. Janë sekuestrua 6 automjete luksoze e 27 llogari bankare.

Të arrestuarit janë:

Janku Kristo Dhimitraq (alias JANKU Kristo, GJONXHA Ilirian, HELMI Harrilla, Lo Zio (Xhaja)), datëlindja 08.02.1969;

Vispo Giuseppe (alias U’Leng), lindur 10.01.1983;

Volpe Piero, datëlindja1.06.1981; VOLPE Michele,  nato il 19.09.1978;

Volpe Alessandro (alias Fafuec), nato il 28.05.1983; STRISCIUGLIO Francesco (alias Piripicchio),datëlindja 26.01.1976;

Tisti Francesco (alias Ciccillo), datëlindja 28.12.1978;

Pezzolla Lorenzo (alias Enzuccio), datëlindja 07.11.1965  

Antelmi Antonio, datëlindja  18.11.1986.

Prudentino Antonio, datëlindja  16.05.1976 nëOstuni (BR), djali i bosit të njohur  Francesco Prudentino, alias “Ciccio la busta".

Nën arrest shtëpiak janë vënë shtetasit;

Bressani Simone, Colella Vito Modesto, Lobuono Vincenzo (alias U’Curt), Ruggerio Giuseppe (alias Rivera) e Grosso Raffaele (alias Frank).

 Në ekzekutimin e operacionit "Det" morën pjesë 100 trupa policorë, një helikopterë e 4 qenë




/Ora News.tv/