Tottenham "peshkon" tek Inter-i, shenjëstron yllin kroat

Tottenham "peshkon" tek Inter-i, shenjëstron yllin kroat

Ivan Perisic në planet e anglezëve të Tottenham Hotspur.

Sipas faqes "FCInterNeës" Tottenham kanë kontaktuar agjentin e Perisic, Fali Ramadani për të bërë të njohur situatën e kroatit tek klubi i Interi-it.

Megjithatë, zikaltërit e ka bërë tashmë të qartë se ai nuk është në shitje kështu që do të merrte një ofertë të madhe për t'i detyruar ata të ndryshonin mendjen.

Sulmuesi 29-vjeçar zhvilloi një sezon fantastik në "Giusseppe Meazza", ku ndihmoi Interin të kualifikohej në Ligën e Kampionëve falë 11 golave dhe nëntë asistimeve.


Kjo nuk është hera e parë që Perisic kërkohet nga skuadrat angleze, pasi në merkaton e verës së kaluar, Manchester United ofroi 50 milionë euro për ta nënshkruar me të, por në fund përgjigjja e Inter-it dihet tashmë.

EMISIONET