Topuzi: Nuk ka më investitorë të huaj që investojnë në turizëm

Topuzi: Nuk ka më investitorë të huaj që investojnë

Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi i ftuar në "Ekopolitikë" nga Besart Kadia, thotë se në turizëm nuk ka më investitorë të huaj që mund të investojë në vendin tonë. Sipas tij, praktika edhe ndërkombëtare është me investitorë vendas.

Topuzi: Në strategjitë e fundit është punuar me ekspertë gjermanë. Problemi është se ne nuk i zbatojmë strategjitë. Duhet baza logjistike, strukturat dhe fondet në radhë të parë. Nuk është problemi vetëm tek investitorët, por tek fondet. Ne i kemi lënë strategjitë pa zbatuar. Investitorë strategjikë që mund të marrin kredira të rangut 15-20 vjet të mund të bëjnë një projekt serioz duke mos ditur çfarë do të ndodhë pas 4 vjetësh. Që këtu është e dështuar. Duhet strategji 20-30 vjeçare. Edhe për dikë që ndërton një hotel të thjeshtë nuk di çfarë do të ndodhë pas 4 vitesh. Duhet të kesh një masterplan të përgjithshëm në mënyrë që të thërrasësh investitorë. Sot nuk ka më investitorë të huaj, vetëm ndonjë nga Arabia, i cili mund të investojë lekë që nuk i dhimbset. Praktika është investitorë vendas. Kështu ka ndodhur edhe me Sheratonin.



EMISIONET