Topuzi: Në javën e parë të prillit kanë humbur punën 10 mijë të punësuar në turizëm, nuk marrin dot kredi

Topuzi: Në javën e parë të prillit kanë humbur

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në RTV Ora, kryetari i Sektorit të Hotelerive në 'Shoqatën Shqiptare të Turizmit', Zak Topuzi tha se në javën e parë të prillit kanë ikur rreth 10 mijë të punësuar në turizëm.

Ai shtoi se ky sektor e ka të pamundur që të marrë kredi, pasi është e paqartë e ardhmja dhe nëse humbet këto tre muaj, 80% e industrisë së turizmit është e falimentuar dhe duhet të presë muajt e vitit tjetër.

Zak Topuzi: Në javën e parë të prillit kanë ikur rreth 10 mijë të punësuar në turizëm. Sektori turistik, sidomos hotelet dhe restorantet e ka të pamundur që të marrë kredi për pagat e punonjësve sepse kostot e punëtorisë i ka mbi 32%. Kjo krijon një pamundësi që të çon drejt vetshkatërrimit. Është e pamundur që të përdoret nga turizmi sepse është e paqartë e ardhmja dhe nëse humbet këto tre muaj, 80% e industrisë së turizmit është e falimentuar dhe duhet të presë muajt e vitit tjetër. 70% e të ardhurave sigurohen në 3 muajt e verës. Vazhdojmë për ditë që të anulojmë prenotime dhe gjendemi në një situatë të vështirë likuiditeti. 

EMISIONET