Ish-presidenti Bamir Topi promovoi pasditën e sotme librin e tij me titull ““NOCTURN”.

Ceremonia e prezantimit të librit u zhvillua në orën 19:00, pranë rezidencës “Topi” në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Topi tregoi se libri ishte një rrëfim personal dhe politik lidhur me kohën kur ka qenë në pushtet, ndërsa theksoi se kishte bërë shumë mirë që ishte larguar nga posti i kreut të shteit, sepse njeriu sipas tij ka nevojë të detoksifikohet nga marrëdhëniet, ndonjëherë edhe të ndera.

Topi: Në këtë ambjent janë miq dhe shokë, që nuk i kam ndarë asnjëherë në miq dhe armiq, pavarësisht se politika në vetëvete e ushqen jo debatin, por armiqësinë. I mirëkuptoj të gjithë. Kam tentuar të shkruaj jo për të qenë cinik, por aq sa për të demostruar para lexuesit të vërtetat për ngjare të mëdha që më kanë shoqëruar. Bëhet viti i 75 dhe ekspozohet në prag të festave të nëntorit i njëjti debat pa vlerë, nëse gjermani i fundit ka ikur në 28 apo 29, ende pa ja gjetur fundin, Atëherë të lind si domosdoshmëri të shkruash të vëtretat e tua.Aq më tepër kur këto të vërteta kanë hyrë në labirintet e një beteje që shpesh deformohet, ose merr një karakter tjetër dhe historia shkruhet nga sundimtarët e radhës. 

Vendosa që këtë histori ta shkuaj pas 6 vitesh kur u largova në mënyrë ceremoniale nga institucioni i kreut të shtetit dhe bëra shumë mirë, sepse njeriu ka nevojë të detoksifikohet nga marrëdhëniet, ndonjëherë edhe të ndera, por ishte fati im i mirë apo i keq që pata një presidencë të trazuar. Ngjarje që më shoqëronin njëra pas tjetrës në një frekuencë të lartë, kështu që nga një anë njeriu trazohet  nga këto ngjarje, por nga ana tjetër kam qenë me fat që kam shoqëruar dy ngjarje të jashtëzakonshme. 

Rrugëtimi në NATO dhe Pavarësia e Kosovës. 

Mua më vjen keq që janë shumë episode që nuk mund të futen në libër, por nuk është libri që duhet ta demostrojë këtë. 

/Ora News.tv/