Tomorri: Skavica dhe tuneli i Llogarasë nuk bëhen dot me fonde publike, e dëmshme zvarritja e projekteve

Tomorri: Skavica dhe tuneli i Llogarasë nuk bëhen dot me fonde

I ftuar në RTV Ora, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri tha se për buxhetin e shtetit është e dëmshme zvarritja e projekteve që nuk mbarojnë kurrë.

Për Tomorrin edhe projektet e HEC-it të  Skavicës dhe tunelit të Llogarasë nuk kanë për të përfunduar, pasi nuk kanë studim ekonomik.

Klodian Tomorri: Investimi strategjike të financuar nga buxheti nuk ka. Ajo që është e dëmshme për financat e shtetit është zvarritja e projekteve me vite të tëra që nuk mbarojnë asnjëherë. Rruga Qukës-Qafë Plloçë ka 7 vite që ka nisur dhe janë investuar 150 milionë euro, por nuk po mbaron, pasi duhen miliona euro të tjera. Investimi i zgjatur në kohë amortizohet. Investohen para që u humbet vlera, pasi rruga nëse nuk mbarohet, prishet. 

Ka mjaft raporte nga FMN dhe BB për të prioritarizuar investimet që duhet të bëjë, duke mos hapur projekte të reja. Shpallja e dy projekteve të reja, si HEC-i i Skavicës, si tuneli i Llogarasë, nuk kanë për tu bërë. Qeveria shkoi dhe inauguroi një ide, është rast unikal në botë. Këto projekte sikurse e thashë nuk do të mund të bëhen me fonde publike. 

Tomorri shtoi se qysh nga marsi të ardhur në buxhetin e shtetit kanë një deficit mujor, 100 milionë dollarë në një muaj.

Klodian Tomorri: Tuneli i Llogarasë është synuar me koncesion duke gërryer malin, por do të kishte impakt shkatërrues në ekosistem dhe në parkun e Llogarasë, u hoq dorë. Është një ide që nuk nga pas asnjë studim për impaktet ekonomike. 

Duke filluar qysh nga marsi të ardhur në buxhetin e shtetit kanë një deficit mujor, 100 milionë dollarë në një muaj, ndërsa në 3-4 muaj ka një humbje 300-400 milionë dollarë humbje. Unë nuk i di ku i gjen kryeministri lekët për të bërë projekte të tilla.  

EMISIONET