Tomori nuk ndalet në merkato, firmos një afrikan

Olivier Dore është futbollisti më i ri i Tomorit.

Beratasit kanë zyrtarizuar akordin me mbrojtësin nga Guinea, i cili ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit aktual.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin nga guinea Olivier Dore. Mbrojtësi i cili gjatë pjesës së parë të sezonit ishte pjesë e Besëlidhjes, ka firmosur një kontratë deri në përfundim të sezonit.

Më parë, 21 vjeçari është aktivizuar me Luzin dhe Besën. Kjo është goditja e dytë e Tomorit në këtë merkato janari, pas Elhan Galicës.


EMISIONET