Tmerr në një park në Britaninë e Madhe: Vriten tre persona, dy të tjerë plagosën

Të paktën tre persona u vranë dhe dy u plagosën në një sulm me thikë që ndodhi në qytetin britanik Reading.

Një 25-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dhe momentalisht është në paraburgim.

Policia tha që oficerët ishin thirrur për një sherr me thikë pak para orës 7 të mëngjesit dhe kur mbërritën gjetën një skenë të tmerrshme.

"Motivimi për këtë veprim të tmerrshëm është larg së qeni i qartë," - tha Neil Basu, oficeri i lartë i policisë kundër terrorizmit në Britani, pasi oficerët e policisë ligjore krehën parkun për prova.

Reading  është një qytet me 200,000 banorë 64 kilometra në perëndim të Londrës.

EMISIONET