Tkurren depozitat, BSH: Tërhiqen 9 mld lekë që prej janarit të këtij viti nga bankat

Tkurren depozitat, BSH: Tërhiqen 9 mld lekë që prej janarit

Shqiptarët kanë tërhequr paratë nga banka duke shënuar tkurrje të ndjeshme gjatë muaj maj.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në krahasim me një muaj më parë janë tërhequr 4.5 miliard lekë më shumë nga qytetarët por edhe nga bizneset.

Ndërkohë nëse bëjmë një krahasim që prej fillimit të këtij viti nga bankat e nvielit të dytë janë tërhequr rreth 9 miliard lekë më i ndjeshëm trendi gjatë muajve të fundit. Depozitat në euro vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të kursimeve të shqiptarëve pavarësisht nismës për de-euroizimin.

Në uljen e  depozitave mendohet se vijon të japin efekte negative normat e ulta të interesit si për monedhën kombëtare ashtu edhe për atë në valutë. Por pavarësisht kësaj situate kredia ka pësuar një rritje me rreth 4 mld lekë.

Banka e Shqipërisë i ka bërë apel bankave që të rrisin kreditimin e ekonomisë por përsëri situata mbetet e zbehtë.

Ndërkohë të dhënat zyrtare tregojnë se ka pasur një përkeqësim të aftësisë paguese në katër muajt e parë të këtij viti. Në këtë mënyrë niveli i huave me probleme ka arritur në 11,46 % të totalit.

Nëse e përkthejmë në lekë në katër muajt e parë të këtij viti, kreditë që vonohen mbi 3 muaj janë shtuar me 30 milionë euro. Kjo situatë tregon vështirësitë me të cilat po përballet ekonomia shqiptare.

EMISIONET