Pavarësisht zërave për një krisje në marrëdhëniet mes tyre, Paris Saint Germain nuk heq dorë nga Neymar. Gjiganti i Ligue 1 kërkon që të ruajë organikën e drejtuar nga Thomas Tuchel dhe braziliani është padyshim ylli i kësaj skuadre.

Sipas asaj që raporton "Le10 Sport", PSG po punon për një marrëveshje të re me 27 vjeçarin, i cili gjatë merkatos së verës refuzoi ofertat e Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Parisienët janë duke punuar për marrëveshjen e re me Neymarin dhe shpresojnë që ta bindin lojtarin që të firmosë përpara vitit 2022, atëherë kur i skadon edhe kontrata aktuale. Barcelona nuk po heq dorë nga braziliani, por një kontratë e përmirësuar mund t'i ndryshojë mendimin lojtarit.

/Ora News.tv/