Skuadra turke, Menemenspor i ka idetë e qarta. Ngjitja në Superligë duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Por, për të arritur këtë, duhen shumë përforcime dhe pas transferimit të Gentian Selmanit, një tjetër futbollist shqiptar mund të shtojë cilësitë në dispozicion të trajnerit, Cenk Laleci.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Laçit, David Domgjoni. 22-vjeçari i lindur në Prizren është gati për një transferim jashtë vendit, me Laleci që ka zbuluar se kalimi i tij do të bëhet zyrtar në orët e ardhshme.

Ndërkaq, ka pohuar se ka oferta për portierin Selmani nga Italia dhe Gjermania, por që nuk do të pranohen.

"Për pozicionin e mbrojtjes, klubi po mendon për David Domgjonin, i cili po bën mirë te Laçi në Shqipëri. Ky transferim do të bëhet zyrtar brenda 2-3 ditëve. Kemi oferta nga Italia dhe Gjermania për portierin tonë Selmani. Mustafa Çeçenoğlu dëshiron klubet e Superligës, por të dy lojtarët do të qëndrojnë në ekipin tonë deri në fund të sezonit," përfundoi Laleci. 

Domgjonit i skadon kontrata me Laçin në fund të këtij muaji, duke iu bashkuar Menemenspor me parametra zero, ashtu siç ndodhi edhe me Selmanin.

Mbrojtësi ka një eksperiencë të gjatë me ekipe të Superligës shqiptare, pasi është aktivizuar me klube si Kastrioti, Tirana dhe së fundmi, Laçin.

/Ora News.tv/