Titulli në derbi, Mehmeti: Do ishte gjëja më e bukur

Titulli në derbi, Mehmeti: Do ishte gjëja më e bukur

Titulli është thjeshtë një formalitet për Partizanin.

Dhjetë pikë distancë me ndjekësit më të afërt, Kukësin kur kanë mbetur edhe 12 pikë në lojë janë një bonus i madh për të kuqtë. Madje, titulli i munguar prej 26 vitesh në vitrinën e trofeve të tyre mund të fitohet që në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës.

Një fitore e mundshme e të kuqve do i shpallte automatikisht fitues të trofeut më të rëndësishëm në vend. Rreth kësaj çështjeje ka folur edhe zv.trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, i cili ndaj Flamurtari luajti rolin e trajnerit të parë.

"Duhet të tregohemi profesionistë dhe të shohim se futbolli ka treguar të papritura. Do festojmë kur ta lejojë matematika. Do ishte kënaqësi ta fitojmë ndaj Tiranës, se luajmë në fushën tonë. Tifozët do na e shpërblejnë me pjesëmarrjen e tyre, por nuk bëjmë llogari të tilla."-deklaroi Mehmeti.


EMISIONET