Tiranë: Vidhet me armë zjarri posta private te zona e Astirit

Tiranë: Vidhet me armë zjarri  posta private te zona e Astirit

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një postë private pranë sheshit ''Shqiponja'' në Tiranë.

Dy persona nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh.

''Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit "Shqiponja", në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Për më tepër ndiqni raportimin e gazetarit Besar Bajraktaraj.



EMISIONET