Një i arrestuar për shpërthimin e transformatorit në autostradë

Një i arrestuar për shpërthimin e transformatorit në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se një ndër të arrestuarit është edhe punonjësi i transformatorit ku ndodhi shpërthimi ditën e djeshme.

Shtetasi R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme në firmën ku  ndodhi shpërthimi ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të transformatorit elektrik ku gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë.

Ndërsa 4 të arrestuarit e tjerë janë:

-Shtetasi S. D., gjatë tubimit në Unazën e Re, Astir, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë. Tashmë kundër tij rëndojnë 3 akuza: “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

-Shtetasi I. Gj.,34 vjeç banues në Kamzë. Në datën 05.07.2019 së bashku me 3 persona të tjerë ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës Policie, të cilët po kryenin shërbimin në një nga zonat  e Bathores. Ndaj tij tashmë rëndojnë 3 akuza: “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

-Në vijim të goditjes së paligjshmërisë, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3, për veprën penale "Mashtrimi” shtetasi J. B., 42 vjeç banues në Tiranë, pasi ky shtetas kishte përvetësuar me anë të mashtrimit një sasi parash nga një person tjetër.

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi maqedonas T. S.,48 vjeç, për veprën penale “ Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga menaxheri i një qendre tregtare ku ky shtetas ka tentuar të vjedhë veshje të ndryshme.

EMISIONET