Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, ku mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)

/Ora News.tv/