Tiranë, makina aksidenton 9-vjeçarin në Shkozë

Tiranë, makina aksidenton 9-vjeçarin në Shkozë

Një fëmijë 9 vjeç është aksidentuar nga një automjet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Policia e Tiranës thotë se "ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00,  në Shkozë, ku mjeti me targë AA 644 Sl, me drejtues shtetasin G. H., ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 9 vjeç".

I plagosuri u dërgua në spital, ndërsa me drejtuesin G. H., po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

EMISIONET