Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në Tiranë. 

Policia thotë se "ngjarja ka ndodhur në rrugën “28 nëntori”, ku mjeti me targë TR9313M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar".

Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.

/Ora News.tv/