Tiranë: Dy të arrestuar për vdekjen e 2 punëtorëve, në kërkim administratori

Tiranë: Dy të arrestuar për vdekjen e 2 punëtorëve,

Dy drejtuesit teknikë të punimeve u arrestuan ndërsa është shpallur në kërkim administratori i skela "Syla", një ditë pas tragjedisë së ndodhur në rrugën "Faik Konica" në Tiranë (16 gusht 2019)

Dy punëtorët Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç humbën jetën, ndërsa Genti Bardhi 29 vjeç, Altin Marku 36 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç u plagosën nga shembja e skeles metalike. 

Si ndodhi?

Punëtorët po kryenin punime në fasadën e jashtme të pallatit Nr 2.  Do të bëhej veshja e tij me sistemin termoizolues (kapot). Puna ishte marrë përsipër nga firma  "Xhimi" me administrator, njëkohësisht,drejtues teknik punimesh, Xhimi  Tanushi, (i arrestuar) .  Nderkohe firma skela “Syla” me administrator Petrit Sylen (në kërkim) dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin Ilir Bendo ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

"Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën "Xhimi, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla”. Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, Genti Bardhi punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, Altin Marku dhe Euglidios Lika, punëtor i firmës skela “Syla”, informon policia e shtetit. Foto nga vendngjarja

Punetoret po çmontonin skelen 

Inspektoriati i Punes ne nje reagim deklaron: Nga hetimet paraprake dhe informacioni i marrë pranë vendit të ngjarjes, punëmarrësit kanë qenë duke çmontuar skelën në krahun nga mbrapa pallatit me orientim Jug-Lindje. Gjatë çmontimit të saj ka lëvizur skela në formën e (valës së detit) dhe më pas është shembur"

RTV Ora siguron pamjet Si u nxorr trupi i njërit prej të rinjve që ranë nga skela

Kush u arrestua dhe kush eshte ne kerkim

Xhimi Tanushi 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”, njëkohësisht administrator i kësaj firme, u arrestua në flagrancë akuzohet për  veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë"

Ilir Bendo 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë"

Në kërkim Petrit Syla me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Procedim dhe Inspektoriatit të Punës

Për këtë ngjarje, policia informon se ka nisur procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, "pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës." 

Nga ana e tij Inspektoriati i Punes i Tiranes shprehet: "Ky subjekt është inspektuar 13 herë nga Inspektoriati i Punës ku 7 herë është kontrolluar gjatë periudhës 2018-2019.  Në vendimet e inspektimit janë lënë detyra në lidhje me respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke qenë se subjekti është me risk të lartë."

Arrestimi në flagrancë i personave u krye në përfundim të veprimeve hetimore, të kryera nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Lexoni me shume: Tragjedia qe i mori jeten Ergysit dhe Orjanit

RTV Ora kthehet në skenën e krimit: Mes grumbullit të hekurave ka ende gjurmë gjaku

EMISIONET