Tirana "vret" Bylisin, Ngoo dërgon në vendin e dytë bardheblut

Tirana "vret" Bylisin, Ngoo dërgon në vendin e dytë

Tirana ka mundur në frymën e fundit Bylisin në "Selman Stërmasi". Dueli i javës së 18-të në Kategorinë Superiore u mbyll në 2-1.

Bardheblutë e mbylli pjesë n e parë në avantazh të një gol fantastik të Elton Cales. Në fraksionin e dytë ballshiotët e Dovedan vendosën ekuilibrat me një penallti të shndërruar në gol nga portieri Isli Hidi. 20 minuta e fundit mallakastriotët luajtën në infioritet numerik pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Donald Mëllugja. 

Tirana e shfrytëzoi këtë element duke shënuar golin e tre pikëve ne minutën e 94-tër me autor sulmuesin Majkel Ngoo. Me këtë sukses kryeqytetasit shkojnë në vendin e dytë me 31 pikë, 1 më pak se Kukësi kryesues dhe 1 më shumë se Bylisi që zbret në vendin e tretë.

EMISIONET