Tirana "plagoset" para Partizanit, 4 futbollistët kyç humbin derbin

Tirana "plagoset" para Partizanit, 4 futbollistët kyç

Sikur të mos mjaftonte largimi i Julian Ahmataj, i cili mbetet ende për tu zyrtarizuar, Tirana ka një "mal" me probleme para ndeshjes derbi me Partizanin.

Bardheblutë kanë pësuar tronditje të njëpasnjëshme pas humbjes me përmbysje nga Kukësi në fundjavë dhe para kushërinjve nga ana tjetër e qytetit shkojnë të "plagosur". Ahmataj është i fundit që "braktis" 24 herë kampionët e vendit para derbit, pasi më parë e kanë bërë edhe shumë futbollistë.

Dëmtimi dhe kartonat kanë penalizuar futbollistë si Elton Cale, Ismael Dunga, Tefik Osmani dhe Edon Hasani për të marrë minuta në ndeshjen e së premtes në stadiumin e ri kombëtar kundër Partizanit. Lajme vërtetë të trishta për Tiranën, që kërkon të "thyej" makthin dhe të fitojë një derbi, pasi nuk e bën prej 18 takimesh.

EMISIONET