Tirana “shkatërron” Luftëtarin, e palëkundur në krye të Superiores

Tirana “shkatërron” Luftëtarin, e palëkundur në

Tirana shënoi ndeshjen e 14 rradhazi pa humbje këtë të dielë ku triumfoi bindshëm kundër Luftëtarit me rezultatin 5-0.

Vetëm 4 minuta u mjaftoi bardhebluve për të gjetur rrugën drejt rrjetës me anë të Vangjelit me një gol me kokë.

Ndërsa në minutën e 20, Cobinah dyfishoi shifrat me një goditje plotë finesë brenda zonës së 11 metërshit.

Golin e qetësisë ua dhuroi Hasani 3 minuta përpara përfundimit të pjesës së parë i cili shfrytëzoi një top në ajër për ta dërguar në rrjetë me kokë.

Edhe pjesa e dytë filloi gjithë ritëm për kryeqytetasit ku në minutën e 65, Idriz Batha gjeti sërish rrjetën me anë të një penalltie.

Më herët, sulmuesi Cobinah i Tiranë e shpërdoroi një 11 metërsh.

Ndërsa Dunga vulosi serinë e golave në minutën e 77.

Tirana vijon e pandalur në Kategorinë Superiore teksa udhëheq kampionatin në kuotën e 56 pikëve. Ajo ndiqet nga Kukësi në vendin e dytë me 50 pikë, ku verilindorët morën një fitore shumë të vlefshme kundër Partizanit në transfertë.

EMISIONET