Tirana mendon për Flamurtarin, kursen tifozët!

Pas fitores në derbi, te Tirana kanë nisur të mendojnë për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit.

Bardheblutë synojnë që ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme vitin kalendarik 2019. Ndërkohë, drejtuesit e kryeqytetasve kanë nxjerrë në treg biletat për sfidën ndaj vlonjatëve, programuar për tu luajtur në mesjavë në stadiumin "Selman Stërmasi".

Biletat kanë dalë në shitje ditën e sotme, teksa çmimet variojnë nga 300 lekë të reja për sektorin mik dhe tribunat D, E, F, G dhe C. Për të parë sfidën nga tribunat A dhe B, një biletë kushton 1000 lekë të reja.

EMISIONET