Tirana me urë të re, Veliaj: Prishja e objekteve pa leje jo vendim i lehtë, por i duhur

Tiranës do t’i shtohet edhe një urë tjetër, e cila ndodhet pranë Pallatit me Shigjeta.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj i cili publikoi fotot në Facebook tha se  prishja e objekteve pa leje nuk është një vendim i lehtë, por që është i duhuri për zhvillimin e qytetit.

“Jemi gati me urën e re në Lanë pranë Hiltongardeninn. Shpesh harrojmë se para Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës dhe këtu qe plot me ngrehina lloto e lavazhe! Prishja nuk qe vendim i lehtë, por vendim i duhur!  100 metra më poshtë, në Unazën e Re, do rilindë po kështu ajo lagje”, shkruan Veliaj.

EMISIONET