Tirana ka kalendar të vështirë, Tufa: Më mirë për Partizanin

Tirana ka kalendar të vështirë, Tufa: Më mirë për

Gazetarja Trevisa Tufa thotë se Tirana e bën më të bukur kampionatin, por pranon se tifoze e Partizanit që është dëshiron që t’i shkoj në pozita jo komode në klasifikim.

“Si tifoze e Partizanit më gëzon fakti që kanë kalendar të vështirë. Por ekipe si Tirana, Vllaznia, Partizani që i kanë dhënë shumë kampionatit nuk është e pranueshme që të pozicionohen në vend të 5 apo 6 në klasifikim.  Futbolli po kthehet te ekipet e rëndësishme dhe kjo është pozitive. Si gazetare dua që Tirana të jetë në garë për trofe sepse kampionati bëhet më atraktiv. Duhet të jenë konkurrues. Por sigurisht poshtë Partizanit në klasifikim. Me fitoren kundër Vllaznisë kemi filluar ngjitjen dhe kjo është e rëndësishme, pasi dihet që Partizani synon titullin kampion dhe besoj tek kjo skuadër”.

EMISIONET